| |
Kili, një shtet solid që u mbajt në këmbë Shkruan : Revista Mapo Nga Sebastian Edwards*
Tërmeti i fundit që kam përjetuar fizikisht ka qenë ai i korrikut 1971. megjithëse jam kilian dhe kam jetuar më shumë se 30 vjet në Kaliforni, një rajon tjetër ky i goditur kohë pas kohe nga tërmetet, kam pasur gjithnjë fatin që t’i shpëtoj katastrofave. Në vitin 1985, gjatë tërmetit të madh që goditi Kilin Qëndror, isha tashmë në Los Anxhelos. I kam ndjekur ngjarjet qysh atëhere përmes shtypit. Qëlloi madje që edhe tërmeti i janarit 1994 që ra në Los Anxhelos, të më gjejë në Uashington. Isha në shtëpinë time në Kaliforni, kur mora vesh për tërmetin e fundit të 27 shkurtit në Kili. Megiithëse dhjetë mijë kilometrat e distancës, e përjetova shumë emocionalisht tërmetin. Ishte lëkundja e parë e tokës që ndiqja në televizor, e ngarkuar me imazhe të tmerrshme të përcjella nga televizioni shtetëror kilian TVN. Pashë tmerrin dhe shkatërrimin, por pashë dhe kilianët stoikë dhe kurajozë. Pashë gjithashtu profesionalizmin e gazetarëve dhe qetësinë e presidentes Bashle. Ndjeva respektin që ka populli i saj për të. M’u kujtua në atë çast fjalimi qetësues i presidentit Salvador Alende natën e 8 korrikut 1971. Gjatë atij tërmeti, rreth 40 vjet më parë, isha 17 vjeç dhe ndodhesha në makinën time. U prekëm nga fjalët e Alendes, nga apeli i tij, qetësia dhe prezenca pranë viktimave.
Por tërmeti i 2010 ishte shumë më i fuqishëm dhe shkatërrimtar sesa ai i viti 1971. dhe ajo që e bën situatën më shokuese, ishte shpejtësia me të cilën u përhap lajmi për tragjedinë, përmes imazheve, mesazheve telefonike dhe faqeve të internetit. Episodet më pak të lavdërueshme, si grabitjet e dyqaneve dhe gabimet në ndërtimin e banesave, morën edhe ato një vend të dukshëm në lajmet në të gjithë botën. Që nga 27 shkurti, shumë gazetarë të huaj më kanë marrë në telefon për të më pyetur rreth pasojave ekonomike të tërmetit. Përgjigja ime ka qenë e thjeshtë dhe direkte: nuk e dimë ende përmasën e dëmeve dhe të shkatërrimeve, por pa dyshim që ato do të jenë kolosale. Përpjekja e rindërtimit do të jetë gjigande.
Në këtë aaspekt mendoj se autoritetet e Kilit duhet të kenë parasysh disa rregulla. E para dhe ndoshta më e rëndësishmja, është që ky s’duhet të jetë një moment ngurtësie financiare në raport me buxhetin e vendit. Të rindërtosh Kilin do të thotë të harxhosh shumë, jashtë mase shumë para në këtë moment. Shteti duhet të paguajë një pjesë të konsiderueshme të kësaj kostoje kombëtare. Dhe ta bëjë këtë pa hezituar gjatë. Është e rëndësishme të kuptohet, përtej asaj që thonë disa, se është e mundur të rriten shpenzimet publike, pa vënë në rrezik stabilitetin makroekonomik dhe reputacionin e vendit. Kjo për disa arsye mjaft të thjeshta: në sajë të punës ekzemplare të ministrave të financave në vite, Kili nuk ka borxh publik. E thëë ndryshe, qeveria ka mundësinë e një manovre të madhe financiare për të gjetur financime në tregjet ndërkombëtare. Ajo duhet të përfitojë nga kjo pa humbur kohë.
Pika e dytë e rëndësishme janë normat dhe standartet e ndërtimit. Godinat në Kili mbajtën në 27 shkurt në një pjesë të madhe, por ne duhet të kemi ndërtime me cilësi më të lartë. Firmat që kanë abuzuar me ndërtimet (e që nuk janë të shumta), duhen sanksionuar ashpër. Vetëm sanksionet ekzemplare do të bëjnë që këto dukuri të mos përsëriten. Aspekti i tretë i lidhur me ndërtimet, ka të bëj me infrastrukturat rrugore. Duhet pranuar se sistemi i koncesioneve private i ngritur në këmbë nga Rikardo Lagos, ka funksionuar në mënyrë perfekte. Duhet konsoliduar natyrshëm, por në thelb gjërat kanë ecur siç duhet dhe rrugët kanë dëshmuar se janë solide dhe se e durojnë goditjen e tërmeteve.
nga ana tjetër, e kjo është oika e katërt, duhet kuptuar që procesi i rindërtimit është njëherësh nja shans për të përmirësuar dhe përshpejtuar procedurave e lejeve të ndërtimit. Sipas Bankës Botërore, Kili klasifikohet në vendin e 66-të, sa i përket efikasitetit të formaliteteve dhe procedurave. Ky nuk është një klasifikim i mirë. Nga ana tjetër, procedurat e tenderimit të këtyre veprave duhet të lenë mënjanë çdo hije favorizimi dhe korrupsioni. Nëse qeveria e re ka një detyrë urgjente, është pikërisht kjo. Pa harruar gjithashtu edhe cilësinë e ndërtimeve, arkitekturën e tyre, e cila shfaq në fakt shpirtin dhe temperamentin e një kombi. Duhet të ndërtojmë godina me stil të shquar, madje impozant. Mbi rrënojat e Kilit të shkatërruar nga 27 shkurti, duhet të ngrihet një valë e madhe ndërtimesh, për të cilat të jemi krenarë në të gjithë botën dhe që u kujtojnë të gjithë madhështinë e popullit kilian.
* Ekonomist kilian, profesor ekonomie në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.
*Marrë nga “La Tercera
Sipër Email
Printo
|
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|