Revista Mapo
  E Mërkurë, 08 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Bote

Vendimi i GjND, akt i pastër drejtësie

Shkruan : Skender Minxhozi

Profesor, si e komentoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës?
Asnjë ndërkombëtarist nuk mund të gjykojë e të arsyetojë drejt një ndodhi duke shpërfillur historinë, duke mos marrë në konsideratë ngjarjet që qëndrojnë në themel të zhvillimeve të saj. Prandaj ky vendim të sjell përnjëherë në mend se Kosova dhe populli i saj, u shkeputen me perdhune nga Shqiperia, trungu i tyre amëtar, rreth një shekull me pare, duke iu kaluar një vendi tjeter, me të cilin s’i bashkonte asgje tjeter pervecse afersia gjeografike. Gjate gjithe kesaj periudhe mbi ta rendoi zgjedha e rende e një shteti pushtues, që merrte sistematikisht trajtat e politikave ekstreme asimiluese deri genocidale. Kjo politike shfarrosjeje masive, intimidimi, diskriminimi e getoizimi ngjalli reaksionin e perligjur, krijoi bindjen se nuk mund të kishte bashkejetese normale me serbet dhe pergatiti kushtet për shkeputjen perfundimtare, për daljen e Kosovës si shtet me vete, më 17 shkurt 2008.
Vendimi i GJND i 22 korrikut 2010 është një lajm i mrekullueshem, një ngjarje madhore me permasa të jashtezakonshme për historine e krejt popullit shqiptar. Ai i hap rrugen konsolidimit juridiko-nderkombetar të një arritjeje me rendesi epokale, zyrtarizimit të ekzistences se shtetit të dyte shqiptar, Republikes se Kosoves, lindur gati 100 vjet pas të parit shtet shqiptar, Republikes se Shqiperise. Kosova mori sot një afirmim juridiko-nderkombetar të kualifikuar në menyren me të pakontestueshme, e mori ate nga instanca me e larte gjyqesore nderkombetare, nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, e quajtur ndryshe Gjykata e Hagës.
Vendimin e sotem e vleresoj si një akt të larte drejtesie, adoptuar nga një grup juristesh me kualifikim dhe integritet të pacenueshem profesional. Ai trajton dhe zgjidh me një sens të spikatur objektiviteti dhe paanshmerie, por edhe me kompetence të admirueshme profesionale një realitet të caktuar, që zuri fill dy vjet me pare, realitet që ishte produkt i një të kaluare historike specifike. Vendimi i Hages i jep fund alibise se shperndare me një frekuence të shumefishuar nga Beogradi mbi gjoja shkeljen e se drejtes nderkombetare nga vendimi i 17 shkurtit të 2008, marre nga autoritetet kompetente të shtetit të Kosoves. Ky pretendim dhe kjo propagande ishte thjeshte dhe vetem një abuzim i madh, i shqiptuar nga goja e disa politikaneve të rinj serbe, që mundoheshin ta impononin nepermjet një nacionalizmi atavik të paperligjur, të fuqizuar rrejshem nga dogma doktrinash religjioze agresive, të mbuluar ngandonjehere edhe me autoritetin e institucionit të shkollimit të tyre universitar.
Kontesti i deshperuar i Serbise, që perpiqej t’i mohonte asaj ekzistencen si shtet i pavarur dhe popullit shqiptar të Kosovës të drejten për një jete politike të lire e sovrane si gjithe popujt e tjere, mori një goditje të forte, por plotesisht të përligjur. Të përligjur sepse liria ishte aspirata e perhershme e tij e shpalosur zyrtarisht dhe praktikisht që kohën e Kongresit të Berlinit kur u hodhën skicimet e cpara të ndarjes së tij nga trungu kombëtar. në kete menyre, u godit në themelelin e vet një nder shtyllat kryesore të bllokimit serb ndaj procesit të njohjes se shtetit të pavarur të Kosoves, ajo që mbeshtetej mbi arsyetimin juridik që mendohej si me i qendrueshmi. në paranteze duhet thene se ky qendrim serb ishte dhe mbetet një anakronizem i pakuptimte dhe pa mbështetje historike. Ai mbeshtetet mbi mohimin e paligjshem, të pamotivuar të te drejtes se një populli për të jetuar i lire e i pavarur, për ta organizuar me vete jeten dhe të ardhmen e vet sipas deshires, aftesive dhe vlerave të tij kombetare.
Duke dashur të pengojne daljen dhe afirmimin e Kosovës si subjekt i se drejtes nderkombetare, ashtu siç vepruan rreth 100 vjet më parë me shtetin e pavarur shqiptar, që e cilësonin si krijesë të diplomacisë së Fuqive të Mëdha të kohës, politikanet e Beogradit mbeshteteshin mbi një nga teorite me të kontestuara juridike, mbi teorine konstitutive të njohjes. Sipas saj është njohja nderkombetare ajo që e krijon, që e konstituon një entitet si subjekt të se drejtes nderkombetare. Nuk mund të mohohet rendesia e njohjes, por nuk mund të mbivleresohet der në fetish rendesia e saj dhe mbi kete baze të pengohet me cdo kusht akordimi nga shtetet që deshirojne, sic është munduar të beje Beogradi.
Kultivimi i një fushate antikosovare dhe në pergjithesi antiperendimore, duke ekzaltuar kujtimet dhe duke zgjuar nostalgjite e një të kaluare pergjithesisht të pergjakur, synonte të mashtronte një pjese të opinionit nderkombetar dhe kryesisht opinionin e shtresave të caktuara brenda Serbise. Ajo synonte t’i jepte klases politike aktuale në Serbi rolin e protogonistes që luftonte me të gjithe mjetet, perfshire edhe parzmoren e një instrumenti juridik autoritar, sic ishte e drejta nderkombetare, në emer të interesave nacionale e religjioze. Kjo alibi ra, u pergenjeshtrua jo nga dokushdo, por nga një institucion gjyqesor nderkombetar nga me prestigjiozet dhe me të specializuarit, nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise (GJND).
Per një periudhe gati njevjeçare, ky areopag suprem, analizoi me hollesi rrethanat perkatese që cuan në pavaresine e Kosovës dhe pasi interpretoi me autenticitetin e duhur juridik thelbin e strukturave baze të korpusit themelor të se drejtes nderkombetare, miratoi një vendim keshillimor, që do të hyje në historine e se drejtes nderkombetare si pike e rendesishme reference në zhvillimet e saj progresive të metejshme.
GJND identifikoi zgjidhjen e duhur edhe pse u ndodh vazhdimisht nen trysnine e interpretimeve abuzive kontradiktore të perhapura nga Beogradi, protektoret dhe aleatet e tij, të dy prej parimeve themelore të se drejtes nderkombetare, parimit të respektimit të integritetit territorial të shteteve dhe atij të te drejtes se popujve për vetvendosje deri në shkeputje. Konkluzioni se shpallja e pavaresise se Kosovës nuk cenon të drejten nderkombetare nuk le me asnje hapesire për spekulime të mëtejshme.

Sa dhe si e influencon ky vendim në pozitën ndërkombëtare të Kosovës? A prisni njohje të reja ndërkombëtare pas këtij vendimi?
Kosova e pavarur është sot një realitet i padikutueshem dhe i pakthyeshem. Ajo është një subjekt i zakonshem i se drejtes nderkombetare, është aktori me i ri i skenes boterore, që deshmon një personalitet juridiko-nderkombetar të spikatur, i shprehur në shkallen e larte nder të tjera edhe në numrin e madh të njohjeve nderkombetare. Ajo është njohur nga 69 shtete dhe numri i tyre, veçanerisht pas kesaj ngjarjeje, me siguri do të rritet me shpejtesi. Dalja e saj si subjekt i se drejtes nderkombetare është produkt i zhvillimeve të saj të brendshme por edhe atyre nderkombetare.
Vendimi i 22 korrikut i GJND është një akt me karakter konsultativ qe, natyrisht ndryshon nga vendimet e saj të zakonshem me karakter të detyrueshem, të cilet pergjithesisht trajtojne dhe rregullojne situata konfliktuale midis shteteve të ndryshem. Por edhe mendimet konsultative kanë rendesine e tyre të padyshimte. Vecanerisht ky vendim ka një vlere të posacme, sepse ai trajton një situate specifike, dhe si i tille nuk prek, nuk ka të beje vetem me Kosovën dhe Serbine. Efektet e tij do të shtrihen me gjere. Ai prodhoi një precedent teorik e juridik duke i dhene politikes dhe diplomacise një instrument komod autoritar, që nuk mund të interpretohet abuzivisht. Ai ka vetem një menyre të shprehuri, të kuptuari e të zbatuari - Kosova jo vetëm që nuk ka shkelur të drejten nderkombetare, por perkundrazi ka vepruar me urtesi, largpamesi, moderacion, elegance juridike e politike, duke respektuar maksimalisht parimet dhe normat baze të se drejtes nderkombetare. Ai është vendimi i 26 konsultativ i miratuar nga GJND që nga krijimi, ndër të paktën 94 vendime të miratuara gjithësej prej saj.

Tashmë duket se vijimi i procesit nuk do të jetë më juridik, por diplomatik. Si e parashihni reagimin e Serbisë dhe kundërpërgjigjen kosovare dhe perëndimore? Po Rusia dhe vendet e tjera aleate si mund të reagojnë ndaj këtij vendimi?
Shpresoj që autoritetet e Beogradit kanë tashmë një mundësi më shumë që të reflektojne qetësisht. Do të ishte i mirepritur një qëndrim racional, realist dhe qytetar se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën të jetojnë më vete, të lirë e të pavarur dhe se kauza e tyre meriton të respektohet edhe nga ata që ua kanë monuar për me shumë se një shekull. Ekziston edhe alternativa tjetër që Serbia ta vazhdoje luften e saj në terrenin politik e diplomatik, por ky aksion ka fare pak gjasa të jete i suksesshem. Ajo humbi tashme një karte të fuqishme, të cilen mund të shpresonte ta kishte në dore për betejet e mevonshme politike e diplomatike. Ky reagim, në se do të ndodhë kështu, do të jete një perpjekje, rezultati negativ i të ciles, është i paracaktuar. Vendimi i GJND i 22 korrikut 2010, i dobeson maksimalisht shanset e efektivitetit të aksionit të saj.
Kosova dhe perkrahesit e saj kanë avantazhin e një vendimi juridiko-nderkombetar me autoritet dhe rendesi të pakontestueshme, vendim i cili do ta lehtesoje se tepermi jo vetem poziten e tyre, por do të inkurajoje edhe shtetet e tjere që kanë manifestuar hezitime për njohjen e Kosoves.
Persa i perket Rusise, une shpresoj se ajo nuk ka për të manifestuar më entusiazmin dhe nuk ka për të shpenzuar më energjite e dikurshme në mbrojtje të pozicionit të Serbise. Moska ndjehet e “lare” ndaj Beogradit, sepse c’kishte për të bere e beri. Politika e saj nuk mund të vazhdoje t’i paguaje haraç një prej klienteve të vet, kauza e padrejtë e të cilit në këtë rast, është qartesisht e humbur.
E njejta gje duhet të ndodhe edhe me vendet e tjera, me perjashtim të ndonjerit prej tyre që trembet nga frika e perdorimit të “rastit Kosova”, si precedent për zgjidhjen e situatave delikate në vendin e vet.
Gjithesesi vendimi i 22 korikut do të mbetet në analet e GJND si një akt guximi, qytetarie dhe emancipimi, por edhe si një sukses i madh për politiken dhe diplomacine kosovare, e cilat duhet të persose me tej format e reagimit dhe të veprimit në politiken boterore.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë