Revista Mapo
  E Mërkurë, 08 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Dossier

Stalin - tito, dokumentat sekrete

Shkruan : Revista Mapo

Biseda e J.V.Stalinit me kryetarin e delegacionit të Komitetit Kombëtar të Çlirimit të Jugosllavisë A.Hebrang mbi ndërtimin ushtarak në Jugosllavi dhe problemet e saj territoriale.

TEPER SEKRET
Dokumenti nr.37
Moskë, 9 janar 1945
Nga pala sovjetike ishin të pranishëm shokët V.M.Molotov, A.F.Kiseljev, V.M.Saharov
Nga pala jugosllave ishtë i pranishëm shefi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Jugosllave, A.Jovanoviç

Pasi anëtarët e delegacionit u përshëndetën me sh.Stalin dhe me sh.Molotov, shoku Stalin pyeti si e kaloi udhëtimin...


...delegacioni dhe Hebrangu u përgjigj rusisht: “Shumë mirë”. Hebrangu transmetoi gojarisht përshëndetjet e Marshallit Tito për shokun Stalin.

Shoku Stalin pyeti për çfarë çeshtjesh ka ardhur delegacioni.
Hebrangu u përgjigj që ka tre grupe çeshtjesh:

Çeshtje të ndihmës ekonomike për Jugosllavinë.
Kërkesa jugosllave në fushën e politikës së jashtme.
Çeshtje të armatosjes dhe organizimit të ushtrisë jugosllave.


***
Pasi mbaroi diskutimi i çeshtjeve ushtarake, shoku Stalin kërkoi të parashtrohet esenca e çeshtjeve politike.

Hebrangu e filloi me parashtrimin e pretendimeve jugosllave kundrejt Hungarisë. Ai tha që për ekonominë e Jugosllavisë, rëndësi të jashtëzakonshme ka të ketë qymyrin që ndodhet në qarkun hungarez me qendër qytetin Peç, qark që gjendet pranë Jugosllavisë. Në këtë qark jeton në përgjithësi popullatë hungareze, por ka edhe një numër të caktuar sllovenësh. Ky qark, bashkë me minierat e Peçit, duhej t’i qe bashkuar Jugosllavisë. Përveç kësaj, pretendimet territoriale jugosllave ndaj Hungarisë, përfshijnë edhe bashkimit të të ashtuquajturit trekëndësh i Bajit, qark hungarez me qendër në qytetin Baj. Në këtë qark, që përbën një pjesë të provincës historike të Baranjës, ka shumë popullsi sllave.
Shoku Stalin hodhi replikën:”Po hungarezët a janë dakort”?
Hebrangu u përgjigj se hungarezët, natyrisht, nuk do të jenë dakord, por për Jugosllavinë ka rëndësi të jashtëzakonshme t’i ketë këto qarqe dhe ndoshta të jetë e mundur qoftë edhe të pushtohen.
Shoku Stalin u përgjigj që me pushtimin jugosllavët janë vonuar ca, se atij nuk i vjen keq për Hungarinë, por amerikanët dhe anglezët do të kundërshtojnë fuqishëm diçka të tillë. Në zgjidhjen e çeshtjeve territoriale ata i përmbahen kryesisht parimit etnik. Sipas fjalëve të shokut Stalin, jugosllavët që jetojnë në këto rajone, duhet të shtrojnë vetë çeshtjen e bashkimit me Jugosllavinë, duhen marrë vendime, duhet bërë zhurmë. Për bashkimin duhet kacafytur, tha ai. Shoku Stalin pyeti më tej nëse jugosllavët e dinë që gjermanët, në rajonin e qytetit Lenti, nxjerrin naftë në një sasi 5 mijë tonë në vit.
Hebrangu dhe Jovanoviçi u përgjigjën negativisht; pas kësaj shoku Stalin ua tregoi në hartë këtë vendburim nafte.
Hebrangu kërkoi përfshirjen e një përfaqësuesi jugosllav në Komisionin e Kontrollit Aleat për çeshtjet e armëpushimit me Hungarinë.
Shoku Stalin tha që për këtë duhet përpjekur dhe nga ana jonë nuk do të ketë kundërshtime. Më tej shoku Stalin dhe shoku Molotov këmbyen mendime lidhur me futjen në këtë Komision të përfaqësuesve çekosllovakë dhe jugosllavë.
Hebrangu kaloi në parashtrimin e pretendimeve jugosllave ndaj Austrisë dhe Italisë. Jugosllavët shtrojnë çeshtjen e bashkimit me Jugosllavinë të një pjese të qarkut të Kurushit (provinca Karintia që i përket Austrisë), të banuar nga sllovenët. Ky qark pas Luftës së Parë Botërore i përkiste Jugosllavisë, por pas plebishitit që u zhvillua atje, iu bashkua Austrisë.
Hebrangu tha që Jugosllavisë i duhet bashkuar edhe Istria që tani i përket Italisë, me portet e Triestes, Pulas dhe Rijekës. Istria është e banuar nga kroatë dhe sllovenë dhe vetëm në qytetet portuale ka përqindje të caktuar italianësh. Hebrangu tregoi hartën etnike të këtyre rajoneve dhe hartën me kufirin e rikonceptuar sipas kërkesave jugosllave.
Shoku Stalin tha që është e domosdoshme që këto qarqe vetë të kërkojnë bashkimin e tyre me Jugosllavinë.
Hebrangu njoftoi se vitin e kaluar, Veçet antifashiste të Kroacisë dhe Sllovenisë, duke mbështetur kërkesat e popullsisë së këtyre qarqeve për t’u bashkuar me Jugosllavinë, morën vendimet përkatëse për bashkimin. Këto vendime më vonë u miratuan nga Veçe Antifashiste e Çlirimit Popullor të Jugosllavisë. Hebrangu tha pastaj që qysh në ditët e para të luftës e deri më sot, në këto qarqe egziston një lëvizje partizane e gjerë e jugosllavëve.
Jovanoviçi shtoi që në territorin e këtyre qarqeve tani veprojnë dy korparmata jugosllave, një divizion dhe disa reparte partizane. këto qarqe janë plotësisht në duart e jugosllavëve.
Në vazhdim Hebrangu tha se në Trieste dhe në Rijeka ka vetëm grupe të vogla autonomistësh që kërkojnë t’u jepet autonomia për këtë rajon, nën protektoratin e Anglisë.
Shoku Stalin pyeti për numrin e këtyre grupeve dhe kur doli që ato janë tepër të pakonsiderueshme, në formë shakaje propozoi që ato të mbyten. Pastaj shoku Stalin dhe shoku Molotov sollën ndërmend një bisedë jozyrtare me Çërçillin, në të cilën ky i fundit propozoi të nxirrej Istria si një qark autonom, gjë e cila do t’i lejonte Austrisë së ardhshme të siguronte dalje në detin Adriatik.
Hebrangu, duke kaluar në çeshtjen e Rumanisë, parashtroi pretendimet territoriale jugosllave ndaj saj, të cilat konsistojnë në bashkimin e territorit rumun të Timishoarës, përfshirë qytetin e Timishoarës, me Jugosllavinë. Hebrangu e argumentoi këtë me faktin që në këtë rajon është një distrikt i banuar ekskluzivisht nga serbë. Kurse qyteti i Timishoarës popullohet kryesisht nga gjermanë dhe tani po ashtu mund t’i kalojë Jugosllavisë.
Shoku Stalin pyeti nëse ka dalë në shtyp gjësendi lidhur me këtë çeshtje dhe pasi mori përgjigje negative, vuri në dukje se duhet që vetë popullsia e këtij rajoni, serbët, të shtrojnë çeshtjen e bashkimit me Jugosllavinë. Kurse në përgjithësi kjo është çeshtje e Konferencës së ardhshme të Paqes, por që kjo çeshtje të shtrohet atje, duhen argumenta të caktuara.
Hebrangu kërkoi gjithashtu ndryshimin e kufirit me Rumaninë në rajonin e qytetit Reshica, meqë në këtë qytet, që gjendet në territorin e Rumanisë vetëm 20 kilometra larg kufirit jugosllav, ka uzina siderurgjike që janë jashtëzakonisht të domosdoshme për Jugosllavinë. Nëse bashkimi i Reshicës me Jugosllavinë është i pamundur, do të qe tepër e rëndësishme për Jugosllavinë të siguronte marrjen e hekurit në ndonjë rrugë tjetër nga këto uzina.
Më pas Hebrangu tha që do të dëshëronte të informonte shokun Stalin mbi marrëdhëniet me Bullgarinë. Sipas fjalëve të tij, çeshtjet po ecin jashtëzakonisht keq dhe për këtë fajin e kanë vetë bullgarët. Projekt-traktati jugosllav mbi federatën u hodh poshtë nga bullgarët.
Shoku Stalin tha që ai e ka lexuar projekt-traktatin dhe ky traktat nuk bën. Bullgaria dhe Jugosllavia janë dy shtete që mund të futeshin në konfederatë, me perspektivën e bashkimit të mëtejshëm të plotë të dy vendeve, bashkim i bazuar mbi parimin e dualizmit. Në traktatin e propozuar nga jugosllavët për federatë, sipas të cilit Bullgaria do të siguronte të drejta të barabarta me disa popuj jugosllavë: me serbët, kroatët, sllovenët e maqedonët – bullgarët do të shihnin dëshirën për t’i gllabëruar. Për një bashkim të plotë duhen bërë përpjekje – kjo do të përbëjë një epokë në historinë e Europës. Por këtu duhet ecur me etapa, duhet filluar nga aleanca, nga traktati mbi ndihmën reciproke, pastaj ngadalë të ecet drejt bashkimit. Kjo do të jetë një aleancë jo e përkohshme, por e përhershme. Kjo do të jete një lidhje e lirë, NJE ALEANCE ORGANIKE NE TE CILEN DO TE BEJNE PJESE DY SHTETE (me kapitale në tekstin origjinal) të bashkuar lirisht në konfederatë. Nuk duhet krijuar përshtypja që po gllabërohen bullgarët.
Hebrangu tha që udhëheqja jugosllave ka parë në dëshirën e bullgarëve për të përfunduar traktatin e miqësisë e të ndihmës reciproke, synimin për të lehtësuar zgjidhjen për bullgarët të çeshtjes së Maqedonisë dhe një orvatje për të dalë nga gjendja e izolimit, në të cilën Bullgaria ra duke marrë pjesë në luftë në anën e Gjermanisë. Traktati do t’u lejonte bullgarëve t’i largohen përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë kohës së luftës. Nga ana tjetër, Bullgaria do ta ruante pozitën e vet si shtet sovran. Udhëheqja jugosllave e refuzoi propozimin për përfundimin e traktatit të ndihmës reciproke dhe në fillim të janarit pranoi variantin e ri të traktatit për federatë, të mbështetur përsëri jo në parimin e dualizmit, por në futjen e Bullgarisë në federatë me po ato të drejta që do të kenë popujt e ndryshëm të Jugosllavisë: serbët, kroatët, sllovenët e maqedonasit. Udhëheqja jugosllave mendonte se në këtë rast federata e ardhshme do të mundë, me përpjekjet e brendshme, të ndikojë drejt mbi Bullgarinë. Traktati mbi federatën do të pritet shumë mirë në Jugosllavi. Ishte parashikuar që traktati të ratifikohej nga organet supreme të pushtetit të pjesëve të veçanta të Jugosllavisë: të Serbisë, të Kroacisë, Maqedonisë etj. Duke propozuar projekt-traktatin e parë mbi federatën, qeveria jugosllave mendonte se traktati duhet të nënshkruhej në datën 31 dhjetor 1944, kurse në 1 janar të vitit 1945 duhet të shpallej. Në 1 janar mendohej të kremtohej me solemnitet përfundimi i traktatit. Ishte parashikuar gjithçka, deri në vogëlsirat: ishin zgjedhur oratorët etj. Mirëpo projekti jugosllav u hodh poshtë dhe shokët bullgarë njoftuan se këtë gjë ua këshilloi nga Moska shoku Dimitrov, i cili propozoi të përfundohet një traktat i miqësisë dhe ndihmës reciproke. Udhëheqja jugosllave e quajti këtë jo të drejtë dhe në fillim të janarit paraqiti një tjetër projekt-traktat për federatën.
Shoku Stalin theksoi edhe një herë se duhet ecur gradualisht drejt bashkimit dhe është gjë shumë e mirë që bullgarët janë për aleancë, që ata do të jenë dakort për krijimin e një shteti të përbashkët. Do të ishte mirë që të përfundohej një traktat i miqësisë dhe ndihmës reciproke për dhjetë ose njëzet vjet. Si bazë për bashkimin tani e vlen të merret parimi i dualizmit, duke krijuar një shtet të përbashkët sipas tipit të Austro-Hungarisë, por në këtë rast mund të bëhet edhe pa anët e shumta negative që kishte Austro-Hungaria e vjetër.
Po ta çosh punën drejt acarimit, bullgarët mund të hidhen në anën e Amerikës dhe Anglisë dhe bile në anën e Turqisë. Duhet përgatitur një bashkim federativ i bazuar në parimin e dualizmit.
Shoku Molotov theksoi që madje traktati i miqësisë dhe ndihmës reciproke do t’i trembë turqit dhe grekët, do të trembë rumunët dhe se do të krijojë konfuzion në Europë. Kjo do të jetë një ngjarje për të gjithë, pasi do t’i trembë të gjithë. Vetëm Bashkimi Sovjetik nuk do të trembet nga ky traktat.
Shoku Stalin dhe shoku Molotov shkëmbyen mendime lidhur me faktin se cili do të jetë reagimi i Çekosllovakisë. Çekët nuk do të frikësoheshin, meqenëse ata e mbështesin parimin e solidaritetit sllav, por ata do t’i frikësojë fakti që ky do të jetë një bashkim sllav i majtë. Përveç kësaj, kjo do të ndikojë edhe në gjendjen e brendshme të Çekosllovakisë – sllovakët mund të kërkojnë zbatimin e mase të tillë edhe brenda vendit të tyre, në raport me çekët. Shoku Stalin pyeti si qëndron problemi me Greqinë.
Hebrangu u përgjigj se nga Greqia, Jugosllavia shpreson të marrë Maqedoninë greke dhe Selanikun. Këto kërkesa nuk janë parashtruar ende, për të mos i krijuar vështirësi ELLAS-it grek, sepse kjo do të dobësonte e do të vështirësonte gjendjen e tyre brenda vendit. Tani kjo kërkesë do të paraqitet, tha Hebrangu.
Shoku Molotov vuri në dukje që këtë çeshtje maqedonët grekë mund ta shtrojnë vetë.
Shoku Stalin tha se që po krijohet një situatë, në të cilën ju ndodheni në marrëdhënie armiqësore me Rumaninë, Hungarinë dhe Greqinë. Keni ndërmend të luftoni me të gjithë botën, pyeti ai. Nuk ka kuptim të krijohet një situatë e tillë. Shoku Stalin kërkoi mendim për komunistët grekë.
Hebrangu u përgjigj që më parë, në periudhën e pushtimit, ata kishin një mendim më të keq, por kohët e fundit ata e treguan veten mirë.
Shoku Stalin pyeti nëse Hebrangu e quan të drejtë daljen e përfaqësuesit të EAM-it nga qeveria e Papandreut.
Pas një përgjigje të papërcaktuar të Hebrangut, shoku Stalin tha që ky ishte një hap i padrejtë i bërë pa këshillën tonë.


Biseda vazhdoi 3 orë e 15 minuta
Shënimet i mbajti gjeneral-major Kisiljev dhe major Saharov

Botohet sipas origjinalit që ndodhet në:
AVP RF.F.06.Op.7.P.53, D.872.L.8=28

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë