| |
Virtyti i pranimit… Shkruan : Revista Mapo Nga Kozi Nasi
Janari është i bukur në Tiranë, vërtetë i bukur…Unë vij nga dimra të ftohtë, dimra më borë, ndaj ia di vlerën Janarit më diell. E lumtur, me diellin mbi shpinë, nxitoj për tek kafja ime (këto ditë)…kapuçinoja e parë më thërret …Pa vetëdije, bëj një ndalesë të vogël tek tezga me gazeta dhe revista, - edhe truri duket se do ushqimin e përmëngjesshëm …Më në fund ulem, vë syzet, hap gazetën, përziej sheqerin dhe…dita për mua fillon!!!!....E kështu kanë nisur të gjitha ditët e 2 muajve të fundit të jetës sime...Kënaqësia e një momenti të tillë të vogël, shkarazi më sjell ndërmend një melodi të vjetër të një kënge që po më tingëllon përherë e më kontemporane këto ditë…: I’m an alien/I’m a legal alien/ I’m an Englishman in New York/…Për momentin, një paradoks thuajse kuptimplotë më bezdis subkoshiencën: jam një shqiptare e huaj në Shqipëri!!!
Për të testuar kurajon dhe egon personale, vendosa të kthehem në Shqipëri pas 15 vitesh larg. E ndërsa e kam vizituar me copëza një-javorëshe në mënyrë sporadike çdo 2 apo 3 vjet, këtë herë kam ardhur të rri, jam kthyer të jetoj këtu… Eksitimi i momentit të rikthimit dhe malli për të gjithë dhe gjithçka, shumë shpejt ia la vendin ankthit të përballjes me një varg të gjatë pikëpyetjesh: a thua do gjej vend, a thua do t’i përkas sërishmi vendit tim, a thua do të më pranojë më parë se ç’do t’a pranoj unë atë?!
Kësaj pasigurie të sinqertë që guxoj t’ia pohoj vetëm vetes, I shtohet edhe dëshira naive, por paksa fodulle për ta përqafuar jetën këtu krahë hapur dhe pa asnjë pretendim apo paragjykim. Ah, tani I kam duart plot me shqetësime!!…
Atdheu qenka si familja: të bie shorti të qëllosh aty me lindjen, nuk ke mundësi të thuash në të pëlqen apo jo e më pas të zgjedhësh. Ndaj bën mirë ta pëlqesh që t’ia bësh vetes kollaj. Tek më e pakta bën mirë ta pranosh…ta pranosh ashtu siç është!!
Jo detyrimisht për të rizgjuar ndonjë damar patriotizmi, por ndoshta- ndoshta “pranimi”do kishte qenë tamam ajo “backbone” për të mbështetur listën e gjatë të komplekseve të panumërta, të trashëguara ndër breza për ne shqiptarët; që më së pakti, (mendoj unë) do të na kishte lehtësuar në të qenit homo sapiens më të mirë, pse jo më të lumtur…
E vetmja gjë që kam në dorë është t’ia nis nga vetja: ndaj me buzëqeshje i kërkoj unë ndjesë zonjushës që më godet me bërryl në trotuar dhe nuk kthen as kokën; ndaj me buzëqeshje e përshëndes unë zotërinë në radhë tek e pyes ëmbël, nëse është i fundit; ndaj me buzëqeshje i them kamerierit të bezdisur nga prezenca ime “të zakonshmen të lutem”…A thua do të gjej mjaftueshëm buzëqeshje brenda vetes për t’i pranuar të gjithë, për ta vazhduar kësisoj lojën e “të pranuarit” të jetës sime të re…në vendin tim të ri …në vendin tim…!
…Ndërsa shfletoj materialin e sapoblerë dhe rrufis kapuçinon, me një kthjelltësi të papritur ndërgjegjësohem për faktin që është krejt e pamundur të qëndrosh indiferente ndaj politikës në Tiranë, Edhe pse unë nuk jam në kërkim të saj, (më besoni, kam ndërmend vetëm të luaj Zvicrën), ajo me këmbëngulje më kërkon dhe më gjen mua. Më ndjell fillimisht teksa predikoj puritanizmin e principeve të mia, pastaj më josh duke më korruptuar sensin e mbrojtjes së ideve të mia, derisa krejt papritur e gjej veten të gdhihem dhe ngrysem me të ndër mënd, …jo jo nuk besoj të kem rënë në dashuri me të kaq shpejt!! Dua të besoj që jam thjesht një subjekt ekonomik, e gatshme dhe në gjendje të luaj sipas rregullave të lojës këtu . Është rezultati përfundimtar ai që përbën bërthamën e kureshtjes sime , por që padyshim, do ta pranoj sido që të jetë…. Ah, e gjej veten prapë tek Pranimi….
Ndërkohë që dita ecën, kafja ku jam ulur fillon e mbushet me njerëz, kryesisht të rinj. Tashmë unë jam tek kapuçinoja e dytë dhe e ndjej adrenalinën e katalizuar nga kafeina të më vërshojë ndër kapilarë. Ndjej sytë përqark meje të më rrethojnë dhe arrij të kuptoj që jam e vetmja vetëm në tavolinë. Vetmia është natyrë e dytë për mua. Këto ditë në Tiranë ajo madje më frymëzon sensin e vojarizmit, të atij vëzhgimi të thellë intim të ambientit dhe njerëzve rreth meje që besoj që e kam të domosdoshëm për ekzistencën time këtu. Shikimet që më rrethojnë janë të çfarëdoshëm: thjesht kureshtarë, dashamirës, konfuzë, xhelozë, mospërfillës, simpatizues, të afërt, të largët, të ndrojtur, të guximshëm…Duke as mos tentuar të bezdisem t’i shpjegoj, i justifikoj të gjithë me faktin e pamohueshëm që në fund të fundit …JAM NDRYSHE, jam shqip folëse në Shqipëri, jam vendase e ardhur në vendin tim, jam shqiptare në Shqipëri…
Ndoshta mua më mungon gatimi i duhur për ta shpjeguar një ndjenjë të tillë, ndoshta unë nuk e gjej dot brenda vetes sime të jem cinike për vendin tim, ndoshta largësia dhe malli i 15 viteve ma kanë zbutur sensin e kritikës dhe kamufluar të drejtën të kërkoj dhe pres nga vendi im, nga njerëzit që lashë këtu, të cilëve me pafajësinë e virgjër të moshës (ika 21 vjeç) iu besova kujdesin për vendin tim…
Ndaj, kokulur, me keqardhje, justifikoj vendin tim dhe me vetëdije rebele zgjedh …TA PRANOJ ASHTU SIC ËSHTË!!!! Në thesin e të mirave fus edhe dështimet, bashkë me diellin fus edhe retë, dhe përzierja ka një shije të veçantë, një shije unike që është vetëm vendi im, nuk kam sesi të mos e pranoj kësisoj!
Tek kafja ku nisa ditën është bërë e pamundur të rri më; paguaj dhe çohem të dal. Marr me vete shikimet rreth e rrotull dhe krejt e qetë hedh një buzëqeshje përqafuese për të gjithë ata që lë aty.
Kthehem e huaj në vendin tim….ndoshta pranimi do të ma shpejtojë përshtatjen e paevitueshme!
Në fund të fundit, unë këtu përkas, që me lindje….dhe këtë e pranoj pa asnjë rezervë, me plot vullnet, me shumë dëshirë!!!!!
Janari është i bukur në Tiranë, vërtetë i bukur. Me zemër të pastër nga deliri i pranimit, eci rrugës pak më e qetë… Tashmë radha është përcaktuar: unë e pranoj vendin tim…është detyra e tij të më pranojë mua !!!
…për t’u vazhduar në vijim…
Sipër Email
Printo
|
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|