| |
Si ka ndikuar cikli politik i biznesit në ekonominë shqiptare Shkruan : Ermelinda Meksi Kjo dukuri potenciale, as mund të shkohet neper mend të ndodhe para zgjedhjeve në Amerike apo në Europe, ky fenomen nuk ka ndodhur as në Shqiperi kur në qeveri ishin socialistet. Por ajo ndodh sa here në pushtet vjen Z, Berisha, i cili dhe në 1995 i udhehequr nga kjo filozofi deklaronte: “Çfarë do populli?. . Rrugë, ujë, shkolla… do ja u japim…” Tashmë njihet si ai manipuloi ekonominë edhe zgjedhjet e vitit 1996 duke projektuar pas kësaj shkatërrimin nga rënia e piramidave të Sude & company të vitit 1997.
Ky është modeli i qeverisë Berisha i cili përsëri në 2009 iu kthye fenomeneve të vitit 1996 kur abuzonte me deficitin buxhetor, duke influencuar nga një anë në vendimarrjen e zgjedhësve dhe nga ana tjetër në shpenzime marramendëse të fushatës elektorale
Prandaj, jo pa qëllim, në disa shkrime apo prononcime publike, kam tërhequr vëmendjen për të shmangur fenomenin e ciklit politik në Shqipëri, për shkak të pasojave të tij negative, i cili njihet mirë nga studiuesit e teorive ekonomike.
Nga pozita e studiueses, duke dashur të paraqes një pasqyrim objektiv dhe të saktë të realitet, kam tentuar analizën e buxhetit jo vetëm në mënyrë statike në fund të vitit por edhe në dinamikë gjatë vitit zgjedhor 2009 (Shih tabelën 1)
Nga kjo analize rezulton
1. Rritja e të ardhurave buxhetore në 2009 është në nivele minimale (2, 7%). Ajo shfaq renie të dukshme gjate gjysmes se dyte të vitit 2009 (99%), duke arritur në nivele negative në tremujorin e katert(96%), pavaresisht nga nje rritje e eksporteve në kete tremujor . Kjo tendence në të ardhurat buxhetore është shqetesuese për kedo, sepse nga ecuria e tyre varet ecuria e pagave, pensioneve, investimeve dhe mireqenia. Ajo nuk është shqetesuese vetem për ate që sot në bote quhen menaxhere autiste. Karakteristikat kryesore e ketyre njerezve me pozita të rendesishme në vendimarrje është se ata janë shumë të dhënë pas të dhënave dhe modeleve të caktuara dhe manifestojnë vazhdimisht një mungesë vullneti për t’u përfshirë në parjen e të gjithë situatës por vetëm të një segmenti të saj. Keshtu ata refuzojne të shohin atë që ndodh, Kjo fatkeqesisht ka qene karakteristika dalluese e qeverise shqiptare që asnjehere nuk ka degjuar dhe nuk do të degjoje, as ekpertet as opoziten
Shqetesuese është edhe qendrimi i forces politike që iu atashua maxhorances. Pretendimii saj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizes rezultoi në nje flustke sapuni dhe në nje komardare për qeverine, duke marre në kembim portofolet e me se 3 Ministrive.
Eshte shqetesuese kur pjesa që është ngjitur maxhorances të mirenjohur të 1996, të pretendoje se ekonomia shqiptare ka dale nga ndikimet e krizes, sic pretendon ministri i ekonomise, pjese e saj
2. Situata e buxhetore vitit 2009 është karakterizuar nga nje rritje me e madhe e shpenzimeve buxhetore, ku gjithe shtesa e tyre është realizuar në periudhen parazgjedhore. Konkretisht investimet në 6 mujorin e pare u realizuan 166% në të dytin76% dhe në tremujorin e fundit 56%, Ky fenomen quhet manipulimi i elektoratit me investime (parate e taksapaguesve)ne gjysem viti për qellime elektorale. ose e thene ndryshe shpenzimet e buxhetit janë perdorur për të blere votat e shqiptareve. Ne kushtet kur kjo shtese shpenzimesh në 6 mujorin e pare nuk që produkt i rritjes ekonomike(PPB) po i haumamarrjes, ky qendrim do të kthehej shpejt në të kunderten e vet, sikurse ndodhi në pjesen e dyte të vitit sidomos në fund të tij. Kjo do të shoqerohej me praktiken e” kavalierit tone” që e ushqeu kalin vetem në gjysmen e pare të vitit dhe po e ngordh ate, duke e lene pa ngrene në gjysmen e dyte të tij, pamvaresisht nga inagurimet zhurme medha të qeshor- korrikut 2009. Kjo është forma me e shemtuar e veprimtarise reale të qeverise. Ajo nga nje ane ka mashtruar publikun me shpenzime pa efektivitet, kryesisht investime, qe i demaskon kostoja e larte e huamarrjes dhe nga ana tjeter shume prej tyre janë të dyshimte persa i perket cilesise se tyre nga nxitimi elektoral, qe i ka lene të paperfunduara për shkak të mosfinancimit. Pushteti që vjen nga kjo menyre qeverisje është nje pushtet i blere në menyre korruptive nga parate e taksapaguesve, prandaj ky është korrupsioni me i madh, me nje kosto shume të larte për shqiptaret.
3. Kete politike mediokre qeveria guxon ta quaj stimul ekonomik që evitoi krizen në Shqiperi, kur e verteta është krejt ndryshe. Qeveria zhvilloi në menyre manipulative politiken e ciklit politik, vetem për shirita elektorale duke renduar ekonomine dhe cuar vendin në krize tashme për shkak të keqqeverisjes. Nje situate e tille e shpenzimeve marramendese në gjashtemujorin e pare u shoqerua dhe nuk mund të mos shoqerohej me tkurrjen e shpenzimeve dhe për rrjedhoje të te ardhurave buxhetore vecanerisht në 6 mujorin e dyte dhe akoma me shume në tremujorin e trete.
4. Kjo veretetohet nga të dhenat e tremujorit të fundit ku të gjithe treguesit janë me mosrealizim pervec shifrave të rritura frikeshem të interesave dhe sherbimit të kostos se borxhit që tregon qartazi sa u kushton shqiptareve sot kjo qeveri. në tremujorin e fundit 2009 të ardhuarat tatimore, janë realizuar 93, 7%. Kjo reflektojne edhe tendencen reale të ekonomise që shpreh renie sic e kemi parashikuar me kohe dhe aspak rritje sic propogandon qeveria. Tremujori i fundit qartazi shpreh shenjat e krizes që duket se do vertetohen plotesisht në fund të tremujorit të pare të 2010. . Eshte e frikshme të shikohet se kundrej 2008 rritja e të ardhuarave tatimore është po aq sa rritja e kostos se borxhit 6. 6 miliard leke. Kjo situate flet për mungesen e të ardhurave për e garantuar rritjen ekonomike, pa folur për rritje të nivelit të pagave dhe pensioneve për të perballuar të pakten inflacionin jo me rritjen e mireqenies.
Kjo është ” mrekullia Berisha-Bode”qe merr borxh tashme për të lare borxhet e marra me pare me interesa të larta që po e paguajne shqiptaret.
5. është perkeqesur raporti shpenzime korente ndaj shpenzime kapitale dhe ndaj shpenzimeve gjithsej Shpenzimet korente në 2009/2008 janë rritur me rritme shume me të larta se sa shpenzimet kapitale. Kjo për faktin se shume shpenzime për to si ato për shtesa për paga, pensione të perndjekurt politike apo ndonje shpermblim tjeter kanë sherbyer vetem si karem për vota. Ky karem po ripaguhet me rritje galopante të kostos se sherbimit të borxhit si në vitn 2009 por dhe 2010 e me tej por dhe nepermjet rritjes se cmimeve nga cvleftesimi i monedhës.
6. Shprehje e qarte e keqqeverisjes është treguesi i raportit të shpenzimeve korrente ndaj të ardhurave tatimore që në 2009/2008 është 104 %. Kjo qeveri nuk siguron as të ardhura për të mbajtur veten . por merr borxh pa patur hapesira të rrise ekonomine. Per të qene të sakte duhet të kujtoj se Qeveria e meparshme socialiste duke trasheguar nje ekonomi të shkaterruar pas renies se piramidave financiare, kete koefient nga 128% në vitin 2000 e uli në 106% në vitin electoral 2005 . Ajo ndoqi keshtu politiken e uljes se kostos se borxhot e cila nga nga 30, 6 miliard leke në vitin 2000 ra në 29, 4 miliard në 2005( ose nga18 % ndaj totalit të shpenzimeve gjithsej në 2000, ra në 12, 6% në 2005 dhe 12% në 2009), duke mos abuzuar me ciklin politik si qeveria aktuale që e rriti koston e borxhit në 42 miliard në vitin elektoral 2009. Pra kemi dy modele të ndryshme qeverisje. Nga viti 2000 në 2005 sherbimi i borxhit total u ul me rreth 1, 2 miliard leke ndersa nga 2005 në 2010 pritet të rritet me jo pak por me 22, 7 miliard leke.
7. Kjo politike ka shpene në rritje galopante të deficitit buxhetor. Megjithese u
parashikua dhe u pretendua se do të ulej në 49 miliard leke me fakt u realizua 79. 9miliard leke leke. Pra rreth 20 miliard leke me shume se nje viti me pare ose duke arritur nivelin 7 % të PPB nga 5. 54 % që ishte vitin e kaluar.
* * *
Ne kushtet kur situata është shoqeruar me renien e ritmit të rritjes, që po shfaqet dukshem në renien e të ardhurave buxhetore në tremujorin e katert, merr rendesi të madhe diagnoza e qarte dhe pranimi i gjendjes reale nga qeveria në vend të demagogjisese saj pakufi, që mendon se ben politike të mire duke mos pranuar asnje gabim të saj. Ne keto kushte rendesi ka ndermarrja e masave të sakta për të dale nga kjo situate ku Shqiperia nuk hyri aq për efekt të krizes globale por para se gjithash dhe mbi të gjitha nga papergjegjshmeria e saj që shpuri në nje politike fiskale elektorale.
Sepse në ekonomine e tregut kriza nuk është fatalitet, e papranueshme është mosmarrja e masave të duhura në kohe, per të zvogeluar efektet e saj.
Ne kushtet kur kjo situate nuk pranohet nga Qeveria, nga forca kryesore politike e maxhorances por edhe nga forca që i është atashuar asaj që për hir të protofoleve qeveritare mohoi lehtesisht ato që mbronte dje si ne, për disa nga keto ceshtje, rezulton jo vetem nje diagnoze e gabuar por dhe nje terapi e gabuar, që rezulton nga nje mosvleresim i sakte i situates . Terapia e gabuar reflektohet nga :mos financimi i biznesit për shpenzimet e bera, mos rishikimi në parlament i buxhetit të vitit 2010, bllokim i buxheteve lokale në bashkite socialiste.
Koha vertetoi se parashikimi i të ardhurave buxhetore për 2010 mbi bazen treguesit të planifikuar 326 miliard leke dhe jo atij të realizuar në fakt nga 299. 2 miliard leke të realizuara për vitin 2009, nuk kerkon nje shkurtim apriori të thjeshte të buxhetit sic ka bere Qeveria për 2010. Kesaj kerkese për rishikim të buxhetit të 2010, i është shtuar dhe ai i Bankes se Shqiperise, ndaj se ciles maxhoranca duhet të reflektoj sa me pare. Perndryshe do që e frikshme të besonim prognozen e e ekonomise sone nga deklaratat e ndonje ministri që thote se do ti jepet rendesi privatizimit për të mbushur boshlleqet e buxhetit kur po flitet për privatizimin e KESH, hidrocentraleve etj.
Kerkohet nje rishikim që të mbaje parasysh si realizimin faktik të 2009 por dhe pritshmerine e rritjes ekonomike për 2010.
Kerkohet nje rishikim për ti drejtuar shpenzimet jo sikur nuk ka ndodhur gje, por sic është realiteti, pra për ti drejtuar shpenzimet sipas prioriteteve për të qene sa me efektive dhe cilesore.
në keto perfundime të shpie analiza e hollesishme e realitetit që u mundova të trajtoj në kete shkrim. Per të qene e sakte dhe e sigurt ilustrova analitikisht me shifra cdo konkluzion, sepse preferoj stilin e professor H. Stein i cili thote:”Siguria dhe saktesia e argumentuar me shifra të shperblen . të shperblen me vemendje dhe influence”. Kjo është menyra me e mire e komunikimit, në kushtet e autizmit të qeverise shqiptare.
Sipër Email
Printo
|
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|