Revista Mapo
  E Mërkurë, 08 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 

Koncert në vitin 2010

Shkruan : Skender Minxhozi

Ja një skenë me shumë plane. Në mes të Tiranës, në sallën e Parlamentit, bëhet batërdi. Po kalon ligji i ri i SHISH, pa llogaritur që është në proces e sipër sherri për pasuritë e majme të ministrave e plot pika të tjera të një axhende, për të cilën gjithashtu ka shumë tension dhe debate. Jashtë Kuvendit, pak metra më tutje, aty ku imagjinohet se duhet të jetë një botë tjetër, më konkrete dhe më tokësore, një grup intelektualësh, arkitektësh e njerëzish të medias, protestojnë me të drejtë për heqjen e një shatërvani 80 vjeçar, me paratë që të huajt i kanë dhënë pikërisht për të ruajtur fondin e veprave monumentale.
Ndërkaq, disa mijëra kilometra më tutje, një tjetër temë e nxehtë, ndoshta më e nxehta e ditës, që ka të bëjë me shqiptarët: jepet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës. Edhe këtu një debat tjetër, një tjetër konflikt. Shumë më serioz, global dhe me peshë sesa dy të parët. Në këtë hapësirë imagjinare, surreale, të pazakontë e në pamje të parë pa lidhje, konsumohet një groteskt që të sjell ndërmend fabulën e filmit të famshëm të Kiço Blushit e Saimir Kumbaros, “Koncert në vitin ‘36”.
Kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga ngjarjet që përshkruan ai film, e megjithatë, Shqipëria e sotme i ka të gjithë personazhet historike dhe konvencionalë të viteve ’30. Duke pranuar këtë, s’kemi thënë ndonjë gjë të re. në këtë vend gjithçka shndërrohet, thuajse asgjë (dhe askush) s’humb. Aksioma, sipas të cilës gjithçka përsëritet njëfarësoj, vlen sidomos për ambjentin shqiptar. Këtu i gjen edhe sot figura si nënprefekti hileqar e servil si ai i filmit, edhe kryetarin e bashkive turkoshak që merren me rregulloret e rrahjes së kafshëve në sheshe publike, edhe xhandarin injorant që ha shalqi në shkallët si personazhi sublim i të paharruarit Bep Shiroka. Këtu gjen edhe tregtarët ambulantë që i mbajnë sytë me frikë nga shteti, tamam si në film, apo turmën gri të njerëzve që enden pa asnjë qëllim dhe shpresë rrugëve plot baltë. Paradigma e asaj shoqërie gjysëm arkaike, ku brilantina e zyrtarit përzihet me analfabetizmin e miletit, vazhdon të jetë therëse dhe aktuale edhe sot, në epokën e Facebook-ut. Ndodh
Shqipëria ka tentuar shumë herë gjatë historisë së saj që bëhet një shtet normal. Qysh në kohërat kur ky vend ishte një territor dhe jo një organizëm unitarist e i vetëqeverisur, ka pasur mendje iluministe që shihnin një tjetër fat për shqiptarët. Pas dy vjetësh ne do të festojmë 100 vjetorin e shtetit tonë të pavarur. Nuk është shumë, por edhe pak nuk është. Kur shohim sesi kosovarët, me një shtet trevjeçar, votojnë, numërojnë votat dhe zgjedhin përfaqësuesit e tyre brenda 48 orësh, ndjehemi jo mirë që ne, kushërinjtë e tyre me shtet gati 100 vjeçar, grindemi prej një viti po për votimet.
Në rrugën drejt jubileut historik të shtetit tonë të pavarur, ne shqiptarët e Shqipërisë sillemi në disa raste, fiks si paraardhësit tanë vizionarë, por të ngërthyer në sfidën titanike të nxjerrjes në dritë një shteti që rrethohej asokohe nga qindra pikëpyetje, kërcënime dhe gropa thithëse. Vini re çfarë ndodhi me dy nga episodet që rrëfyem në fillim të shkrimit. Ligji i ri i SHISH mund të tërhiqet nesër, pas një zallamahie më shumë ndërkombëtare sesa shqiptare, që çau dhe maxhorancën, kurse shatërvanin e gjorë, pasi e shkulën natën, vajtën dhe e ngulën diku tjetër po natën. E pra ne nuk i meritojmë këto lloj peripecish, që i takojnë në fakt një vendi që gjeografikisht duhet të jetë diku në Afrikë. Ne nuk meritojmë një qeverisje që të na çojë edhe një herë në konflikt me aleatët tanë natyralë, apo edhe një klasë politike që të mos jetë në gjendje të gjejë asnjë pikë takimi, përveç sezoneve të shkurtra të flirteve gjysëm të dyshimtë. Është koha që Shqipëria të mos jetë më vetëm në letër një vend anëtar i NATO apo i asociuar me Bashkimin Europian. Sepse, veç të tjerave, edhe të huajt na e kanë mësuar tashmë këtë natyrë të dyfishtë e hileqare, duke na lënë në fundin e të gjitha listave të mundshme të pritjes. Duhet të pushojmë së qeni një “shtet-vuvuzelë”, që bën vetëm zhurmë. Për më tepër që edhe kampionati botëror ka kohë që ka përfunduar...

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë