| |
Si ta shpëtojmë Komunikimin Shkruan : Ben Andoni Duhet të ketë qenë një ndërmarrje jo e lehtë për të përkthyer librin e personalitetit frëng Dominique Wolton. Por, në fund, Shtëpia Botuese Papirus, e njohur për ndërmarrje të tilla sfiduese, nuk ka hezituar: Ajo i ka dhënë prioritetin e duhur dhe për fatin e madh, libri është prej pak ditësh në dorë të publikut të gjerë. Dihen elementët thelbësorë të komunikimit që të gjithë e pranojnë të jenë shkrimi, figura, tingulli dhe të dhënat. Këto të fundit, sot janë gjithkund dhe përshkojnë gjithë botën shpejt duke na dhënë një panoramë gati të një-prekshme për të gjithë. E dreqin, ajo që dikur mendohej se do ishte paqësimi i qenies humane, kjo duket se e ka bërë më të tmerrshme komunikimin mes tyre. P.sh. Mjafton një telemetri e mirë që vjen nga komunikimi i sofistikuar ushtarak dhe ti mund të pësosh një bombë prej nga disa kilometra lartësi; mjafton një fjalë e gabuar diku dhe ajo mund të rrënojë pa kthim jetë të tëra njerëzish. Këtu fillon bisturia analitike e Wolton:
Është ende një nivel që ka kohë dhe që mund të riparohet te qenia humane dhe kjo është edhe komunikimi, përpjekja-sfidë e autorit. Aq më tepër tek mendimi i tij se: revolucioni që lidhet me komunikimin përfshin në të vërtetë, revolucionin e pesëdhjetë viteve të fundit- është vërtetë sfidë. E komunikim nuk është më thjesht i ndërvarur nga faktorë që të stopojnë, ai është kudo dhe i përmirëson por edhe jep e merr me teknikat.
Për të është një superfuqi dhe për më tepër e thekson se ka një karakter të vërtetë humanist. Kjo e bën studimin e tij që të mos jetë i ngurtë po ai të përshtatet dhe të përdoret nga të gjithë. “Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë midis lidhjes së shumëfishtë dhe aftësisë për të qenë në lidhje me tjetrin. Shoqëria e Informacionit nuk është sinonim i shoqërisë së komunikimit. Ky ngatërrim të detyron të mendosh për steorotipat dhe përfytyrimet që e përshkojnë. Për nga natyra e vet e thjeshtëzuar ai të bën të mendosh paksa për zëvendësimin e fotografisë të materializuar nga celula e telefonave celularë...”.
Por gjëja që të grish dhe të mban pezull është se vetë autori dhe brenda temës për komunikimin, komunikon hapur me lexuesin e tij dhe i drejtohet çiltër me të gjithë problematikën e mundshme...”Simetrikja e komunikimit në rendin e vlerave është respektimi i tjetrit dhe besimi. Të komunikosh me tjetrin do të thotë ta njohësh si subjekt, pra të jesh pak a shumë i detyruar të respektosh. Duke e shpallur komunikimin si një vlerë, shoqëria demokratike edhe pse e tradhton vazhdimisht, shtron çështjen e besimit, këtë hipotezë të pranuar sinqerisht, që mban gjallë raportet njerëzore, shoqërore, politike dhe lë gjurmë”.
E gjitha kjo është shtylla e punës së studiuesit të njohur frëng që ka evidentuar tre çarje që duhet të tërhiqnin vëmendjen mbi rëndësinë e informimit dhe komunikimit: E para lidhet me lëvizjen për çlirimin e individit për të që nga zakonet dhe deri te marrëdhëniet burra-gra dhe te familja, që i ripërcaktoi marrëdhëniet burra-gra dhe anasjelltas. Më pas, e dyta në rendin politik fundi i përballjes Lindje-Perëndim dhe hapja e botës, globalizimi ekonomik i të cilës s’është veçse një aspekt që vë në qendër të një bote që është e shumanshme, detyrimin për një minimum respekti të ndërsjellë dhe mirëkuptimi...
Autori, që është përkthyer cilësisht nga Saverina Pasho, është bashkëkohor dhe është aktualisht drejtues shkencor në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore. Ai aktualisht drejton laboratorin e Informacionit, Komunikimit dhe Sfidave Shkencore që prej vitit 2000. B. an
Sipër Email
Printo
|
|
Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike
Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni |
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet
Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë
|