Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Politike

Ngjela: Ose zgjedhje ose zgjidhje!

Shkruan : Skender Minxhozi

Avokat, ndodhemi në një fazë të krizës, e cila sheh hyrjen në lojë fuqishëm të faktorit ndërkombëtar dhe krahas tij, të presidentit. Çfarë ka ndryshuar, krahasuar me momentin para miratimit të rezolutës së fundit të Këshillit të Europës?
Kriza jonë nuk është aq e thjeshtë sa duket. Ajo eshte komplekse dhe me rrezik. Kompleksiteti i krizes aktuale qëndron në faktin që brenda saj gjendet një individ si Sali Berisha. Praktika është kriter për eksperiencën, domethënë, gjithkush e di tani se çdo të thotë krizë në një krah, dhe Sali Berisha në krahun tjeter. Saliu është edhe burim krizash, por edhe shpërthim agresivi i ketyre krizave që vetë ka krijuar: ky eshte përcaktimi që ka ndërkohë kryeministri shqiptar në qarqet ndërkombëtare.
Prandaj kur e këqyr këtë krizë si politike dhe më Saliun në qëndër të saj, për këdo europian ajo është shpërthyese. Pastaj, Këshillin e Europës pa dyshim që e ka shtyrë në rezolutën e tij edhe përmbytja e Veriut dhe gjendja që po degradon përditë në Shqipëri; masiviteti i pakënaqësisë popullore, por edhe skandali i Ortrantos, nëse do ta quanim kështu marrëveshjen greko-shqiptare për ujrat. Kjo është situata: një rrezik që vjen jo më shumë nga kriza aktuale shqiptare, por nga Sali Berisha, dhe ky rrezik shpërthyes mund të përfshijë të gjithë zonën. Prandaj politika e lartë perëndimore euriopiane ia dha në dore vetë Presidentit Topi zgjidhjen e kësaj krize. Dhe mendoj se solucioni është i goditur dhe do të japë rezultat.

Përmbytjet në Veri dhe tani ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve kanë bërë që opozita të mos flasë së fundi për protesta. Sa e vërtetë është kjo?
Jo nuk është kështu; përkundrazi! Opozita është duke strukturuar protestat, por gjithsesi përmbytja dhe rezoluta e kanë shtyrë disi në kohë. Megjithatë ndërkohë është duke u përcaktuar data e protestës së dytë të madhe, si ajo e 20 nëntorit; dhe unë mendoj se, sapo të vendoset data, ngjarjet do të precipitojnë më shumë në favor të opozitës dhe zgjidhjes së krizës.

Duket sikur kompaktësia e opozitës, e treguar gjatë protestave të vjeshtës, është dobësuar. A përkon kjo me të vërtetën dhe a ka aktualisht një unitet qëndrimesh brenda partive tuaja, lidhur me dinamikën e krizës dhë mënyrat e zgjidhjes së saj?
Nuk mendoj se është dobësuar kompaktësia e opozitës, sepse nuk ka asnjë shenjë të kësaj. E gjithë opozita e di që ngjarjet i ka në favor: kriza aktuale, duke qënë në Parlament, është serioze dhe e papërballueshme për Berishën. Kurrë nuk mund ta përballojë Sali Berisha bojkotin, edhe vetëm bojkoti e rrëzon atë dhe e çon në zgjedhje të parakohshme; mendo pastaj edhe protestat. Prandaj, opozita nuk ka asnjë arsye se përse të mos jetë kompakte. Madje shumë shpejt do të shihini edhe një mendim më të qartë politik prej saj në fjalimet që do mbahen nëpër takimet e rradhës, para se të vijë dita e protestës gjigjande që mendohet të jetë në Tiranë shumë shpejt.

Sa i fuqishëm është, sipas jush, presidenti Topi, për të zgjidhur këtë lëmsh të ngatërruar politik? Cila mund të ishte një prognozë rreth produktit që do të nxjerrë tryeza e presidentit?
Presidenti Topi deri tani ishte pa një funksion dhe potencë për të zgjidhur këtë krizë. Kurse tani, pas rezolutës, dhe me delegacionin e nivelit të lartë të Këshillit të Europës, patjetër që ka marrë forcë. Me një individ bastard dhe të papërgjegjshëm si Sali Berisha, asnjë institucion shtetëror nuk mund të funksionojë, por fakti që Topi u zgjodh nga perëndimorët si zgjidhja e krizës, kjo patjetër e ka vrarë shumë Saliun, i cili e kupton se me një President të fuqishëm që përkrahet hapur nga Perëndimi, dhe me “fajin” që mban përsipër për këtë krizë, e cila erdhi si pasojë e manipulimit të zgjedhjeve nga ana e tij, e ka të pamundur që të mbijetojë.
Në këtë gjendje që jemi Saliu është i rrëzuar, sepse kriza mund të zgjidhet vetëm me largimin e tij: këtë ai e di, dhe kjo e ka deprimuar së tepërmi, dhe mendoj se e keni parë. Nuk ka nga lëviz: hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit është fundi politik i Sali Berishës; dhe pikërisht për këtë, një individ si Bamir Topi është përballë. A e kuptoni kompleksin e Saliut: Bamir Topi rival agresiv i tij, në të ardhmen e politikës shqiptare, është caktuar edhe tutor i tij, ose më mirë zgjidhësi i krizëz, i asaj krize të cilën e ka krijuar vetë Saliu. Pyetja që shtrohet është kjo: a mundet Bamir Topi President të djegë të gjithë karrierën e tij politike për të shpetuar Saliun? Kjo është e pamundur. Atëherë kuptohet se z.Topi ka shumë forcë për ta zgjidhur këtë krizë në favor të demokracisë dhe prosperitetit shqiptar; që është pa dyshim pranimi i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Dhe kjo tablo, sigurisht që është e ndërtuar e tillë nga strukturat e politikës së lartë perëndimore.

A parashihni një rrezik për heqjen e mandateve të deputetëve të opozitës?
Absolutisht që jo. Nuk ka mundësi Sali Berisha të bëjë grusht shteti në këtë kohë. Që të kuptohet një çeshtje, ajo nuk duhet marrë kurrë si një akt i shkëputur. Domethënë në rastin tonë, duhet arsyetuar kështu: socialistët nuk hyjne as në muajin mars në Parlament; Sali Berisha me veglat e tij u djeg mandatet 60 deputeteve socialistë të opozitës. Pas kësaj ai mandaton veglat e tij, për shëmbull, humbësit e zgjedhjeve, domethënë nivelin e ulët të Partisë Socialiste, dhe me ta riformon Parlamentin.
Por ky patjetër që do jetë një Parlament kukull, i Saliut, dhe Shqipëria rrëshqet përfundimisht në një rregjim terrori. A mund të ndodhë kjo? Kurrë. Dy ditë pas aktit të Saliut, në Shqipëri ka përmbysje me dhune të gjendjes, dhe kjo është normale. Vetëm një mendje shterpe si ajo e Saliut dhe Jozefinës, mund të mendojë këtë devizë si zgjidhje e krizës. Kriza aktuale është rrjedhoje e cënimit të demokracisë, dhe ju po pyesni se a mund të zgjidhet ajo, duke e likuiduar tërësisht demokracinë në Shqipëri? E pra, prandaj, për shumë arsye, kjo është e pamundur. Të gjithë ata injorante e pasionantë që arsyetojnë djegien e mandateve, janë qënie që urrejne demokracinë; por, megjithatë, edhe të paaftë për të menduar qartë dhe mëvetësisht.

Keni hedhur idenë se Presidenti duhet të shpërndajë parlamentin, nëse dështon tentativa e tij për gjetjen e një zgjidhjeje politike. A mund ta zhvilloni më tej këtë ide?
Sigurisht që po. Kanë qenë tre elementë që e bëjnë çështjen të tillë. E para është pyetja: a ka krizë politike dhe institucionale sot në Shqipëri? Dhe përgjigja është: Po. E dyta është pyetja: a është kërkuar një hetim parlamentar i zgjedhjeve të fundit ndërkombëtarisht? Dhe përgjigja është: Po, dhe kjo e konfirmuar me arsyetim dhe vendim ndërkombëtar, madje institicionalisht. E treta është: a është pranuar Presidenti Topi si solucioni i fundit të zgjidhjes së Krizës? Dhe përgjigja është sërish: Po. Atëherë shumë e lehtë për t’u zgjidhur ky ekuacion, që deri tani ishte më tre të panjohura, sepse Presidenti nuk mund të lejojë një krizë Parlamentare; dhe ne e arsyetuuam së kriza është në Parlament. Presidenti duhet të bejë të gjitha përpjekjet që Parlamenti të rifunksionojë, por nëse palët nuk lëshojnë pe, dhe Parlamenti nuk rifillon funksionimin e tij normal, zgjedhjet e reja politike janë e vetmja zgjidhje. Gjithmonë demokracia krizat Parlamentare i zgjidh me zgjedhje të lira; kurse tirania me terror. Ja ky është ndryshimi, dhe këtu i buron forca Presidentit Topi të shpërndajë Parlamentin.
Në Shqipëri kanë ngrirë reformat, sepse nuk funksionon Parlamenti. Shqipërisë i duhen patjetër reforma, se në të kundërt rrezikohet e ardhmja dhe prosperiteti i saj; dhe në funksion të kësaj, cila është zgjidhja? Pa dyshim zgjedhjet e parakohshme politike. E pra, ja kjo është arsyeja pse Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin aktual dhe të vendosë zgjedhje të reja. Nëse ai nuk e ka këtë forcë, ai nuk e zgjidh dot krizën. Por për faktin se ndërkombëtarisht iu dha kjo forcë, patjetër që ai ka e ka personalitetin juridik që ta zgjidhë këtë krizë ose me një marrëveshje midis palëve, ose me zgjedhje te reja parlamentare. Kjo është arsyeja shetërore dhe kushtetuese njëherësh për rastin tonë. Kriza parlamentare zgjidhet nga presidenti në një republikë parlamentare, dhe nga mbreti në një monarki parlamentare e demokratike. Kjo ka qënë dhe kjo është historia e demokracisë së institucionalizuar.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë