Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Sociale

Shqipëria pa viza A do mund të ikin vërtet 31% e njerëzve?!

Shkruan : Ben Andoni

Tregojnë për një anekdotë në vitet ’90, ku Perëndimorët qesëndisnin Botën Lindore se nuk duhet të çuditeshe aspak nëse ai që po të servirte diçka të kishte qenë fitues i ndonjë Çmimi Nobel në Fizikë, Mjekësi apo anëtar i ndonjë akademie. Kanë kaluar vërtetë njëzetë vjet që atëherë, por dëshira e shqiptarëve pak është zbehur për të qenë qytetarë të ndonjë vendi Perëndimor. Për hir të së vërtetës, një sondazh i bërë nga Gallup jo shumë kohë më parë, bënte vërtetë me dije se ishte e vërtetë që 31% e të intervistuarve nga Shqipëria kishin dëshirë që të emigronin.
Arsyet që renditeshin pastaj nuk është vështirë të kuptoheshin: Studimi tregonte se shumica e njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor s’ishin të kënaqur me gjendjen e tyre materiale dhe mbi një e pesta e tyre ishin të vendosur që të largoheshin. Por, me përparimin e shpejtë të krizës dhe arritjen e saj në Shqipëri duhet shpjeguar se vetëm një pjesë fare e vogël e tyre kishin ndonjë plan konkret për emigrimin. Në të njëjtin anketim flitej për rreth 120.000 banorë që mund të iknin, prej të cilëve 70.000 planifikojnë të shpërnguleshin drejt një vendi anëtar të preferuar të BE-së. Vendet me përqindjen më të lartë të emigrantëve të mundshëm do të ishin Shqipëria dhe Maqedonia, ku plot çereku i njerëzve e kishin pranuar se donin të emigronin. Çuditërisht, mundësia më e vogël për emigrantët vinte nga Mali i Zi dhe Kosova, ku numri i njerëzve që dëshironin të largoheshin ishte përgjysmuar që nga 2006-a deri në 2008-tën.
Paçka justifikimeve dhe përpjekjeve të politikanëve të vendeve ballkanike për të mos rënë preh e kësaj psikoze, shqiptarët e Maqedonisë dhe Serbisë nuk ngurruan të largohen menjëherë. Kronikat televizive janë mbushur me varganë mjetesh që transportojnë shqiptarë të cilët po ikin. Politikat e padrejta të qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë nuk kanë fushë më të mirë për t’u parë sesa emigrimi i shqiptarëve. Dhe, plot 2 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimin e vizave, një armatë e tërë prej 200 mijë shqiptarë nga Maqedonia kërkojnë tashmë një jetesë më të mirë jashtë vendit të tyre. Kjo masë është aq e madhe saqë intelektualët shqiptarët kanë ngritur problemin se ky eksod po i rrezikon shqiptarëve edhe ato pak të drejta të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit, të cilat tashmë njihen edhe në Kushtetutën e vendit, ku kjo pjesë e madhe e popullsisë vendase janë të përcaktuar si bashkësia etnike me mbi 20 për qind. Më e theksuar kjo është në Kumanovë (Në fakt dihet se shqiptarët në aspektin e shtimit natyror tejkalojnë maqedonasit, sepse në të vërtetë shqiptarët në shtimin e përgjithshëm natyror në Maqedoni dominojnë me 85 për qind). Në të njëjtën llogari, vetëm 15.000 maqedonas e kanë lënë vendin. Kuptohet se atyre nuk u intereson aspak të largohen sepse janë të punësuar dhe në një vend që e konsiderojnë si thjesht vendin e tyre, kjo është krejt e arsyeshme përkundrejt shqiptarëve që vazhdimisht raportohen si banorë të nivelit të dytë dhe kanë mundësi gjithmonë e më të pakta për të jetuar prej mungesës së punësimit.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBREI) vlerëson se shqetësimet vijnë kryesisht nga zona e Kumanovës dhe Shkupit, ku ka ikje masive. Kjo organizatë ka kërkuar me shumë forcë që institucionet shtetërore të ndërmarrin masa dhe të dinë se kush shkon jashtë dhe këto të dhëna të zyrtarizohen në Entin Shtetëror të Statistikave.

Shqiptarët e Shqipërisë dhe Ballkani
Është kaq e fortë ndjenja e liberalizimit të vizave, saqë të gjithë po e presin dhe në Shqipëri ka një ritëm të mirë të aplikimeve për pasaportat biometrike. Politika, nga ana tjetër, po bën një përpjekje të madhe që ta shesë shumë këtë hap të nevojshëm të shqiptarëve drejt familjes evropiane. Duke shtuar se pasojat e krizës financiare po duken fort në vendet e zakonshme pritëse për shqiptarët si: Italia, Greqia dhe Gjermania, atëherë të bën të mendosh se shqiptarët do jenë një kontingjent i mirë për të shkuar. Mbase kjo është një arsye që stepja për shqiptarët po vazhdon gjatë. Por, kriza e fortë, që mund dhe ka nxjerrë hapur gjendjen ekonomike të komuniteteve shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në vetë Shqipërinë, është shumë e fortë. Në të njëjtin vlerësim vlen për tu përmendur se në anketimin e GALLUP, të intervistuarit, që kishin anëtarë të familjes në emigracion thonë se shumica e tyre jetojnë në Gjermani, Itali, Greqi, Zvicër dhe Austri, kurse të mbeturit mendonin se ëndërronin të shkonin drejt Gjermanisë, ShBA-së, Zvicrës dhe Italisë, duke i konsideruar si vendet më të mira pritëse. Është e ditur pesha që ka në ekonominë shqiptare sasia e dërgesave të emigrantëve. Në vlerësimet e fundit, numri i njerëzve me anëtarë të familjes në emigracion luhatet nga 16% në Republikën Serbe të Bosnjës drejt masës prej 44% në Shqipëri. Por, pothuajse perceptimi është i njëjtë: 81% e atyre me anëtarë të familjes në emigracion marrin mbështetje financiare prej tyre. Shuma mesatare, që llogaritet në Shqipëri është 160 Euro në muaj, 170 Euro në Bosnje, 240 Euro në Maqedoni dhe 300 në Kosovë. Në këtë të fundit, një e katërta e familjeve e siguron pothuajse gjysmën e të ardhurave mujore nga dërgesat e të afërmve jashtë vendit. Këto dërgesa mbulojnë zakonisht pothuajse gjysmën e nevojave mujore të familjeve. E njëjta situatë është edhe në Bosnjë, ndaj banorët e Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës janë më të paduruarit për të siguruar liberalizimin e vizave.

Pak histori
Emigrantët e kanë bërë rrugën e Evropës prej mijëra vjetësh. Të parët qenie humane në Evropë, emigrantët e vërtetë-erdhën nga veriu i Afrikës përmes Lindjes së Mesme. Që nga atëherë, valë të tëra emigrantësh kanë bërë që prej ardhjeve të vazhdueshme të ridimensionohet popullsia e Evropës, ushqimi dhe njohuritë e tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, ata u shtynë më në veri të Evropës, por ndërsa jugu u zhvillua sërish është rritur numri i popullsisë, i cili kërkon të arrijë këtë pjesë për një jetë më të mirë. Nga mesi i viteve 2000, emigrantët të cilët janë drejtuar për në jug të Evropës përbëjnë gati 60% të mbërritjeve të reja në kontinent. Ishin ata që ndikuan në konstruksionin dhe bumin e Spanjës dhe ndryshuan pamjen e mjerë të Greqisë apo mbushën fushat djerra të Italisë, shkruan Time. Ndërkohë, që politika evropiane e emigracionit është bërë shumë më tepër burokratike gjatë kohëve të fundit. Në jug të kontinentet, ku ligji shkelet më lehtë dhe ekonomitë informale janë më të mëdha, është shumë më e lehtë që të gjesh mundësi hyrje.
Kriza ekonomike vërtet mund ta zvogëlojë këtë rrjedhë, por s’ka të ngjarë të ndikojë në prirjet demografike të paktën për shkak të nivelit të lindjes mes emigrantëve shumë më tepër sesa mesatarja e vendeve ku ata janë.”Nëse ka ndonjë mësim që ne duhet të mësojmë nga eksperienca e Veriut të Evropës është sesi emigrantët e përkohshëm tentojnë të qëndrojnë”, thotë Joaquín Arango profesori i sociologjisë në Universitetin e Madridit. Këtu është edhe një gjë tjetër, që kur shoqëritë margjinalizojnë anëtarët e tyre të rinj, fillojnë dhe problemet e vërteta. Ngaqë, Jugu i Evropës vërtetë ka nevojë për emigrantët, ka shkruar Time, në një cover të fundit kushtuar krejtësisht atyre.
Sot, ka mbi 15 milionë shqiptarë, që janë nëpër botë. Duhet të ketë shumë më tepër dhe që janë asimiluar. Të dhënat, që kemi sot në dispozicion rrëfejnë për të dhëna se ka mbi 3 milionë banorë vetëm Shqipëria, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Greqia, mban më shumë se 500 mijë shqiptarë, kurse Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfshirë këtu edhe ata, që kanë ardhur nga viset e tjera shqiptare. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Këtyre u shtohen një numër në Angli, që arrin sot rreth 40 mijë, Belgjikë rreth 40 mijë e kështu me radhë.
Duke marrë rastin e Shqipërisë, ajo ka eksportuar tradicionalisht fuqi punëtore, sipas studimit “Emigrimi i Trurit” të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare. Janë të njohura largimet e fillim shekullit të shkuar, ndërsa ato vijuan me ritme përgjatë të gjithë dekadave të para të shekullit XX. Kuptohet se komunizmi do e mbyllte këtë rubinet dhe emigrimit do i vihej fre...
Duke u shtyrë në kohë, arsyet e emigracionit nuk janë shumë të vështira që të merren me mënd, por duke cituar studimin e E&T duhet të themi se mungesa e sigurisë fizike, zhvillimit ekonomik dhe mundësive arsimore, i kanë shtyrë gjithmonë shqiptarët të emigrojnë për qëllime pune.

Truri i vyer i shqiptarëve
Kuptohet se do të ishte utopike në vitet e para të shekullit të shkuar, që të mendoje për “Ikje të trurit”, në një vend, që tradicionalisht nuk kishte asgjë, ndërsa institucionet arsimore ishin ende ëndërr edhe në shkrime. Të paktë, ata, që diplomoheshin jashtë e dinin mirë rrugën e tyre. U binte më mirë që të jetonin atje ku diplomoheshin sesa të riktheheshin në këtë vend, ku mungonin dhe gjërat më të domosdoshme për jetën. Në një krah tjetër, gjithçka ndryshoi në kohën e socializmit me hapjen e institucioneve të larta arsimore...ku u rrit një korpus i tërë njerëzish, që ishin të lidhur me këto shkolla. Një grup i tërë njerëzisht u arsimuan në këto shkolla duke formuar një brez të tërë intelektualësh, të cilët do të ndikonin për Shqipërinë. Dalëngadalë i afrohemi vitit 1990, kur Shqipëria kalon në një sistem tjetër, duke braktisur sistemin e saj të mëparshëm. Studimi E&T bën me njohje se janë tre valë të tilla largimesh të njerëzve. Ku në valën e tretë përfshihet e ashtuquajtura “Ikja e trurit”. Në të njëjtin studim fillohet me 4000 të parët që u futën në Ambasada, pastaj vazhdohet me eksodin e madh drejt Greqisë dhe ikjen masive në Itali. Referuar statistikave të këtij studimi, në gusht të vitit 1991, rreth 200.000 shqiptarë kishin braktisur Shqipërinë, kurse në vitin 1997, ky numër arriti në 450.000 njerëz ose 14 përqind e popullsisë, sipas studimit E&T. Edhe pse interesat personale apo familjare ekonomike luajtën rolin e tyre, këto kulme të emigracionit shqiptar u shkaktuan kryesisht nga braktisja e shpresës për një jetë... të themi normale. ‘Prandaj ikja ishte një e mirë absolute dhe, që të kurorëzohej me sukses, do të duhej të pasohej nga një stabilizim përfundimtar në vendet pritëse”, thuhet në studimin E&T., Qëllimi dihej: duhej shpëtuar vetja dhe familja, ndërsa profesioni, idealet tashmë kishin mbetur pas.
...
Por, ajo që duam të theksojmë këtu s’ka lidhje vetëm me këtë kategori por me të gjithë shqiptarët. Është një pikëpyetje e madhe nëse ata do të shkojnë në masë, kur të lirohet regjimi i vizave. Vijnë pas një terri që ka zgjatur më shumë se 50 vjet dhe me një ngarkesë të pamat frenimi. Por, nëpër botë sot, janë për arsye historike dhe më shumë të emigracionit të fundit të pas ’90, gati një e treta e vendit. Për një arsye, bota mund të frikësohet, vala e parë e shqiptarëve vërtetë do të jetë e konsiderueshme, por jo në atë masë sesa e mendojnë. Të paktën shqiptarët e Shqipërisë kanë vendin e tyre, që mirë apo e keq e kanë ngritur me sakrifica. Dhe, për më tepër profesorët e saj nuk e preferojnë më që të bëjnë kamerierin apo punëtorin e rëndomtë, si ndodhi rëndom me kolegët e tyre të pas vitit ’90.

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë