Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Sociale

Nga Ex-YU Të lumtur si foshnje

Shkruan : Idro Seferi

Një poezi e një poeti serb tregon se si një personazh e shihte jetën më butë duke parë edhe më keq. Njeriu duhet të shikoj edhe ashtu dhe të jetë i ndrojtur, të mos “çohet peshë”. Ky personazh qanë rrugës dhe kërkon këpucë të reja dhe qanë që nuk ka para për to dhe duke qarë për këpucët sheh një njeri pa këmbë...
Ka shumë shqiptar nga Kosova që më marrin për ilaçe dhe nëse mund t’ua gjejë një mjek të fortë për t’u shëruar në Beograd. Jo vetëm kaq. Për ilaçet që nuk gjenden këtu më pyesin a kam ndonjë lidhje në Graçanicë a në Mitrovicë.
Pra, e vërteta nuk duhet të jetë e verbër dhe nuk duhet heshtur për nevojat dhe krijimin e një shoqërie. Shqiptarët janë populli i vetëm në rajon që vazhdojnë të jenë të fundit në të gjitha proceset. Shqiptarët janë popullsia më e madhe që nuk mund të udhëtojnë pa viza (përveç Bosnjës, ku gjysma e popullsisë janë me shtetësi të shteteve tjera), shqiptarët janë populli më i madh ku papunësia është e lartë, ku nuk ka rrymë dhe ku jeta përveç kryeqendrave ku ata jetojnë nuk ka ndonjë vlerë.
Ka kohë që e fiksoj si kujtim në mendje një polic te posta numër 5 në Tiranë në një natë dhjetori. Rruga ishte mbushur me letra dhe kuti prej kartoni dhe ishte errësirë. E vetmja gjë e gjallë ishte polici që duke ecur me duar të lidhura prapa shpine qëllonte kartonin si top futbolli.
Tirana duket bukur në qendër, por është si frutat e qelbura për rreth.
Ndërsa Prishtina ende ka kuptimin e një shehri, që është bërë kryeqytet, me disa xhama të kaltër që asgjë përveç depresionit nuk prodhojnë dhe mermerit të përbaltur në sheshin “Nënë Tereza”. Por, po u the kështu tironsve ose prishtinasve, ata akuzojnë për “anti-shqiptari”. “Edhe pse është keq nuk duhet ta shajmë, ne jetojmë këtu”, thonë.
Është bukur kur dikush e do vendin e tij, por jo kur e do aq verbërisht sa rrugën me gropa e bën asfalt.
Këto tregon edhe sondazhi i fundit i “Gallup internacional” për Ballkanin.
Sipas këtij sondazhi rezulton se shqiptarët së bashku (pra edhe me ata të Kosovës) janë më të kënaqurit nga mënyra e jetesës gjatë vitit 2009, krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe se sipas tyre këto vende janë në rrugë të mbarë. “Të dhënat e sondazhit tregojnë se 54 % e shqiptarëve janë të kënaqur ndërkohë që në Kosovë kjo shifër është më e ulët. Ata janë të kënaqur me paraqitjen e qeverisë”, thuhet në këtë sondazh.
Shqiptarët janë më të lumturit në rajon, ndërkohë që në mënyrë irracionale këto shifra tregojnë një gjendje tjetër nëse shikohet raporti i cili tregon se shembull 73 për qind të qytetarëve mendojnë se korrupsioni është duke u rritur, ndërsa në Shqipëri shembull 52 për qind të të anketuarve thonë se kanë dhënë ryshfet të paktën një herë në 12 muaj. Në Kosovë kjo shifër është më e ulët ose afërsisht rreth 32 për qind e shqiptarëve kanë korruptuar një zyrtarë.
Por, a ka vend për optimizëm dhe pesimizëm në një vend si Kosova apo edhe Shqipëria nëse merren parasysh disa parametra shumë racional. Ta zëmë, sipas hulumtimeve tjera, 56 për qind të njerëzve kanë nevojë për një vizë dhe duan të udhëtojnë menjëherë diku jashtë. Atëherë pse duan ta bëjnë një gjë të tillë, nëse optimizmi qenka kaq i madh (dhe shkalla e korrupsionit po ashtu)?
Përse shumë shqiptarë nga Kosova kërkojnë të ndërrojnë adresat e tyre diku në Serbi për të udhëtuar diku në Evropë dhe përse vijnë në Klinikën Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe zënë radhë për të shkuar te mjeku?
Në Kosovë nuk mund të trajtohen njerëzit në bazë të një procedure normale as në shëndetësi dhe gati në asnjë institucion publik. Ta zëmë të fillojë me “mirëdita” dhe të kthehet një përgjigje “mirëdita, urdhëroni” dhe të mos duket që një zyrtarë po i the mirëdita të arreston. Shembull elementi i optimizmit është edhe se një pjesë e madhe e ilaçeve vinë nga Serbia në Kosovë dhe nëse ekziston ndonjë sëmundje si kanceri atëherë, siç thash në fillim, nuk ka mundësi të gjendet asgjë.
Në administratën publike rrogat nëpër komuna nuk kalojnë 150 euro, ndërsa varfëria nuk është matur e as në nivel rajoni niveli i jetesës apo i pagave. Ndërsa në Kosovë një pjesë e madhe e popullsisë jeton me shumë pak para për kokë banori.
Nëse këto sondazhe nuk janë të gabuara nga “Balkan monitor”, atëherë problemi është te vetëdija e njerëzve që nuk arrin të shohin gjërat me syrin e realitetit. Por, një gjë e sigurt është se me gjitha elementet që e përbëjnë një gjë që mund të quhet cilësi jetese, shqiptarët nuk do të duhej të ishin kaq të kënaqur. Nuk dua të them që duhet të jemi pesimist sepse gjithçka varet nga një infrastrukturë e përgjithshme për të ndërtuar një shtet apo shoqëri, por varet edhe nga krijimi i opinionit dhe aftësia për të vlerësuar gjërat në një realitet. Ne nuk kemi pse i themi një të huaji se ndryshe për Kosovën dhe një vendasi ndryshe apo edhe për Shqipërinë. Kjo e shton mundësinë e gënjeshtrës nga institucionet.
Ditëve të fundit në rajon ka qenë debat fakti se Serbia ka rroga më të vogla për momentin që përfshijnë 330 euro afërsisht dhe në dhjetor 360 euro rrogë mesatare, ndërkohë që sllovenët dhe kroatët (që në këtë rast janë më të pa lumtur se ne) kanë rrogë mesatarë nga 700 deri në 930 euro.
Por, rreth 70 për qind e kroatëve janë të pakënaqur me institucionet dhe mendojnë po aq se ka korrupsion.
Në Kosovë, kur policët dhe gardianët u futën në protesta, shumë njerëz e panë këtë si një rrezik për krizën sociale. Pas dhjetë vjetësh liri, Kosova vetëm në këtë rast ka arritur të tregojë se sindikatat dhe shoqëria civile mund të ringjallet, por edhe të rritet vetëdija qytetare. Realiteti dhe shprehja e mendimit real është e vetmja rrugë. Nëse zgjedhim të kundërtën do të jemi më optimistët dhe do të jetojmë me buzëqeshje të ngrirë.
*Punon për TCh në Beograd dhe njëkohësisht edhe korrespondent
i Koha Ditore atje

SipërEmail Printo

  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë