Revista Mapo
  E Enjte, 09 Shtator 2010
  KERKO  SHFLETO ARKIVEN
Perdoruesi:   Fjalekalimi:  
Numri 194 i revistes
Përmbajtja
Numrat e Kaluar
Abonohu
  Kryeartikull
  Politike
  Ekonomi
  Dossier
  Reportazh
  25 pyetje nga Mustafa Nano
  Ekskluzive
  Sociale
  Kulture
  Forum
  Rue Wiertz 60
  Mesazh në Shishe
  Bote

Fotografia e Javes

Karbon

Shqipni e Harrume

Kontakte
Rruga 'Gjin Bue Shpata'. pallati 9/A, Ap. 48,
Tirana, Albania

+355 (0)4 223 110

www.revistamapo.com
info@revistamapo.com
 
Rubrika:: Kryeartikull

Sokol Balla - Rrëfimi i sprasëm Pesë vjet në Top Channel dhe pse kjo marrëdhënie e suksesshme do të vazhdojë. TOP STORY, risitë dhe konkurrenca: “Ku jam ndryshe nga të tjerët”. Lufta e brezave dhe botëkuptimeve, por edhe ftesa për paqe mes politikës dhe shtypit: “Politikanët duhet të kuptojnë se të bëjmë pyetje të vështira, kjo është detyra jonë”. Jeta private, si po ndryshon ajo, në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshorten Belinda Balluku.


Sokol Balla : Rrëfimi im për TOP STORY Pese vjet ne Top Channel dhe pse kjo marredhenie e sukseshme do te vazhdoje.TOP STORY,risiste dhe konkurrenca:"Ku jam ndryshe nga te tjerët" Intervistyoi: Henri Çili


Gjithe detajet sekrete te negociatave Një rrugëtim i gjatë nga greva e urisë së socialistëve, në “dështimin” e negociatave me evropianët në Bruksel dhe deri tek rinisja e tyre në Tiranë. Kronikë dhe detaje sekrete të një beteje politike që afron shanse të panjohura më parë për politikën shqiptare. Që nisin me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por shkojnë dhe shumë më tej se kaq; në garantimin përfundimtar të institucionit të zgjedhjeve dhe të rregullave të lojës. Kush fiton dhe kush humbet nga marrëveshja e pritshme, cilët ishin aktorët e një loje mjaft të ndërlikuar politike me shqiptarë të sertë dhe evropianë diplomatë? MAPO zbulon copëzat e “çuditshme” të puzzle-t politik


Një MAPO tjetër Katër vjet pas botimit të parë, projekti MAPO zgjerohet. Jo vetëm revistë, por edhe gazetë e përditshme. Një ndryshim i natyrshëm, si fundi logjik i një rruge të gjatë dhe plot sfida. Të gjitha hollësitë e kësaj jete të dytë të MAPO-s


Kriza greke dhe viktimat shqiptare Përshkallëzimi i pasojave të kapitullimit financiar të Greqisë në ekonominë reale të vendit, përbën një lajm tejet të hidhur për mbi 600 mijë emigrantët shqiptarë që punojnë atje. Por jo vetëm...


Po kthehen...! Përshkallëzimi i pasojave të kapitullimit financiar të Greqisë po shtyn emigrantët shqiptarë drejt dilemës së rikthimit në Shqipëri. MAPO sjell katër histori paralele familjesh, të cilat janë kthyer në vendin e tyre për shkak të pamundësisë për të jetuar në një vend që kalon një krizë të thellë. Jo vetëm kaq. Tkurrja e tregut të punës dhe tronditja e buxheteve familjare të emigrantëve shqiptarë, do të thotë më pak të ardhura në valutë që hyjnë në Shqipëri. Dhe vendi ndodhet sakaq në vështirësi shumë serioze ekonomike


Ligje në erë Raporti i Qendrës për Çeshtja të Informimit Publik nxjerr në pah fakte tronditëse që lidhen me transparencën e shtetit përballë qytetarëve. 380 akte ligjore e nënligjore të shtrira në vitet 2006, 2007, 2008, nuk janë botuar fare në Fletoren Zyrtare, siç e kërkon në mënyrë taksative ligji. Një mishmash ligjesh, vendimesh qeverie e aktesh normative, të cilat kanë shpesh efekte jo vetëm teknike, por edhe financiare apo pronësore


Gërryerja ose “Kanceri” i tokës shqiptare Janë mijëra e mijëra hektarë tokë që po rrëshqasin dhe mijëra të tjera, që janë gati ose parashikohen nga specialistët, që do të pësojnë të njëjtin fat prej erozionit. Shtëpi, pyje dhe fusha të tëra po degradohen para syve të të gjithëve. Fshatarët dhe qytetarët, që po e pësojnë prej dhunimit të natyrës, kanë mbushur kronikat televizive duke u qarë dhe duke kërkuar ndihmë. Por, askush nuk i dëgjon, sepse e ka të pamundur t’i ndihmojë. Natyra po hakmerret paq me atë që i ka bërë homo Albanicus përgjatë viteve


Shteti i 223 drejtorëve Harta e drejtuesve të nivelit të mesëm nga “Dëshmorët e Kombit” te Rruga e Kavajës! “Dieta” e qeverisë: 15 ministra + 35 zëvendësministra ... por 223 drejtorë! Qeveria reformon administratën publike duke shtuar numrin e drejtorëve të drejtorive nëpër ministri dhe duke pakësuar personelin e agjencive, drejtorive, institutive apo njësive në varësi direkte të këtyre dikastereve


Berisha-Rama, a ka kuptim tani konflikti?! Përmbytjet kanë ribërë hartën fizike të Shqipërisë, por edhe axhendën e forcave kryesore politike. Prioritete të reja në një kohë krize humanitare. A do të vendoset një armëpushim mes pozitës dhe opozitës, në emër të emergjencës civile? A do të shqyrtojë opozita një hyrje të përkohshme në Kuvend, me qëllim zgjidhjen e krizës? Sa kuptim ka vijimi i sherrit politik, në kushtet kur një pjesë e vendit ndodhet nën ujë? Ja skenaret që hapen për skenën tonë politike pas përmbytjeve në Nënshkodër


 0 1 2 3 4 5 6 7     >>
  Hajde hidrocentrale!

Shumëçka në këtë aferë të dyshimtë do të varet nga skenaret që do të luhen diku mes pallateve të politikës dhe asaj të drejtësisë. Në këtë hapësirë hileqare do të varet edhe një herë ndoshta, fati politik dhe personal i shumë figurave të sotme publike


Këtu mund te ishte Reklama Juaj
Na kontaktoni
Fjalët mbrapsht

Ndërsa opozita po nxjerr përditë dokumente dhe fakte, duke hequr dorë nga retorika e akuzave, pala tjetër është katandisur vetëm në sharje ndaj deputeteve femra të PS që bëjnë denoncimet

Pavlefshmëria e heronjve dhe e antiheronjve të korrupsionit

Për fat të keq, ky debat, në vend që të përqendrohej në gjetjen e shkaqeve, alternativave apo zgjidhjeve për të dalë nga bataku i korrupsionit, është përqendruar tek zbulimi i autorëve të korrupsionit apo në faktin se kush është më shumë apo më pak i korruptuar, duke ua hequr këtë ekskluzivitet organeve të drejtësisë